http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Furnizimi me energji elektrike pa ndërprerje duket ende nje sfide, si ne dimër dhe ne vere. Çdo sezon turistik zyrtaret përsërisin veten duke premtuar energji 24 ore ne dite, por paralelisht me ketë fakt defekte dhe remonte ne kulmin e sezonit kane qene prezent. Kompania e Shpërndarjes se Energjisë thotë se ka ngritur grupet e punës në të gjithë territorin, me rreth 1500 punonjës me qellim menaxhimin e rrjetit, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për eliminimin e avarive. Paralelisht kompania ka vene ne dispozicion edhe numrat e telefonit për çdo rajon nga Velipoja ne Konispol. Ne këto numra qytetaret mund te kontaktojnë per çdo avari te mundshme qe mund hasin. Operatoret turistik ngrëne shqetësimin se mungesa e energjisë ne zonat bregdetare është nje problem qe përsëritet çdo vit. Ky fenomen vlerësohet si nje pengese per industrinë turistike. Pak dite me pare Kompania e Energjisë deklaroi se nga data 1 korrik e ne vazhdim nuk e do te ketë me ndërprerje te energjisë, pasi remontet ne këto zona kane përfunduar.