Moti i keq dhe centrali i energjisë më i vjetër se 20 vjet i kanë lënë në terr për 10 orë të plota pacientët në spitalin psikiatrik të Demir Hisarit. Mjekët e kanë pasur të pamundur të kryejnë punën e tyre, ndërsa pacientët kanë mbetur pa trajtimin e duhur. Defekti i tillë mund të ishte me pasoja fatale nëse në këtë spital do të duhej të kryheshin ndërhyrje kirurgjike.