Skamja është ulur këmbëkryq në familjen Dervishi në fshatin Lekaj të Lushnjes. Familja katër anëtarëshe jeton në një grehinë që ata e quajnë shtëpi. Por pamjet tregojnë më së miri se në çfarë gjendje është kjo banesë.
Përveç varfërisë që e ka pllakosur këtë familje, vajza 7-vjeçare, Stela vuan prej vitesh nga një sëmundje kronike të rrugëvë të frymëmarrjes. Për të pasur një jetë normale, të voglës së shtëpisë i duhet që disa herë në ditë të vendosë një pompë për mirëfunksionimin e organizmit, gjë e cila prej disa ditësh i mungon.
Kjo, për shkak të mungesës së energjisë elektrike ,e cila i është ndërprerë 10 ditë më parë, pasi familja Dervishi nuk kanë asnjë mundësi për ti paguar dritat .7-vjeçarja është e sëmurë, ndërsa mungesa e energjisë në strehën ku jeton ia ka vështirësuar më tepër gjendjen e saj shëndetësore.
Unë nuk marr dot frymë pa vënë pompën, ne duam një shtëpi të fusim kokën.
7-vjeçarja, Stela Dervishi
Vëllai i Stelës, dy vjet më i madh është i shqetësuar për motrën e tij, por për moshën që ka, e ka të pamundur ta ndihmojë.
Motra është me azëm dhe duhet ta vejë pompën përditë. Por nuk ka drita, na i kishin prerë kur unë me mamin vajtëm të mbushim ujë.
9- vjeçari, Qani Dervishi
E zonja e shtëpisë, Tefta shprehet se nga varfëria e kanë të pamundur ti paguajnë dritat, ndërsa sëmundja e vajzës e bën edhe më të pamundur që ata ti paguajnë këto detyrime.
Kam gocën sëmurë , me azëm, dhe kemi 1 javë pa drita sepse kam 10 muaj paguar dritat, nuk kam mundësi ti paguaj. Ndaj iu bëj thirrje të gjithëve kush ka mundësi të më ndihmojë