Report TV - 2016-a,Tahiri:Luftuam 'peshqit e mëdhenj', sekuestro 47.6 mln €

Report TV 2017-02-26

Views 0

TIRANË-"Në vitin 2016, Shqipëria ishte një vend më i sigurt dhe Policia e Shtetit ka luftuar të konsideruarit ?peshq të mëdhenj? duke ju sekuestruar atyre plot 47.6 milion euro pasuri".

Ishte ky bilanci i shifrave të Ministrit të Brendshëm bërë publik nga ministri Saimir Tahiri.
?Kjo është shifra se kemi ndjekur peshqit e mëdhenj. Gjatë 3 viteve janë konfiskuar 100 milionë asete e pasuri kriminale ku nga këto vetëm në vitin 2016, janë konfiskuar 47.6 milionë euro pasuri e vënë përmes krimit?.

Tahiri po ashtu renditi faktin se krimi i vrasjeve në vend është më i ulëti në 25 vite.
"71 vrasje gjatë vitit 2016, numri më i ulët në 25 vjet. 75% e vrasjeve, për motive familjare, pronësie apo konflikte të çastit"

Share This Video


Download

  
Report form