Tre janë kategoritë e funksionarëve të lartë, në radhët e të cilëve Brukseli pret arrestime dhe dënimet të formës së prerë, si shenjë e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe vullnet për të avancuar në rrugën e integrimit. Ata i përkasin botës së politikës dhe drejtësisë. Ata janë gjyqtarët, prokurorët dhe deputetët.
Prej një çerekshekulli, njerëzit e drejtësisë vijojnë të mbajnë e stafetës së korrupsionit, por befasues është treguesi sipas të cilit deputetët renditen dytët si më të korruptuarit në Shqipëri.