Nga janari gazi me shtrenjtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga ky fillimviti, gazi i lëngshëm qe tregtohet ne pikat e karburanteve, do te kushtoje me shtrenjte. Si pasoje e politikes fiskale qe qeveria miratoi, gazi qe do përdoret per automjetet, do te kushtoje 8 leke me shtrenjte, si pasoje e aplikimit te akcizës. Sipas te dhënave, Shqipëria importon rreth 100 mije ton gaz ne vit. Por nuk ka një te dhënë konkrete se perqind e kësaj sasie përdoret per automjete dhe sa për konsum familjar.Ministria ka siguruar qe akciza do te aplikohet vetëm per gazin qe tregtohet ne pikat e karburantit dhe jo tek bombolat. Kjo lëvizje e qeverise është argumentuar me faktin qe qytetaret te dekurajohen për te blere bombola ne pika karburanti, por t?i marrin ato ne vendet e licencuara, si një element qe rrit sigurinë. Por kjo nisem mbetet per t?u pare se si do te zbatohet ne praktike, pasi deri me tani, nuk ka nje ndarje konkrete te përdorimit te gazit. Ministri i Mjedisit Lefter Koka e kundërshtoi këtë nisme me argumentin se vjen ne kundërshtim me politikat për uljen e ndotjes. Sipas Kokes, përdorimi i makinave me gaz, duhet stimuluar dhe jo dekurajuar. Ne Shqipëri, vetëm 3 % e automjeteve funksionojnë me impiant gazi.

Share This Video


Download

  
Report form