Rritje pensionesh nga 1 janari - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke nisur nga janari, ne Shqipëri do te kete pensioniste qe do te marrin edhe 30 mije leke te rinj pension. Eliminohet kështu per here te pare, tavani i kësaj pagese qe ishte 24 mije leke te rinj. Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, pas takimit me përfaqësues te Bankës Botërore deklaroi se përfitimet me te medha do te kene ata persona qe vazhdojnë te punojnë e derdhin kontribute edhe përtej moshës se pensionit. Gjate vizitës ne arkivin e Institutit te Sigurimeve Shoqërore ku është bere edhe dixhitalizimi i sistemit, përfaqësuesit e Bankës Botërore deklaruan se reforma e pensioneve qe po zbatohet ne Shqipëri është nder me te mirat ne bote. Ministri Veliaj deklaroi se falja e kamatëvonesave per te vetëpunesuarit, do te jete amnistia e fundit ne skemën e pensioneve. Ndërkohe blerja e kontributeve për te plotësuar vitet e punës mund te behet edhe me këste tremujore.

Share This Video


Download

  
Report form