Shqiptarët në qeveritë e Maqedonisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe pas shkëputjes nga ish-Jugosllavia ne vitin 1991, ne Maqedoni jane zhvilluar tete pale zgjedhje parlamentare dhe shqiptaret kane qene pjese e koalicioneve qeverisëse.Ne 25 vite tre parti kryesore, Bashkimi Demokratik per Integrim, Partia per Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare kane ndërruar vendet, duke bashkeqeverisur me maqedonasit.PPD ishte forca e pare qe u përfshi ne qeverinë e drejtuar nga LSDM ne zgjedhjet e viteve 1994 me 10 vende ne parlament.Ne vitin 1998 ne qeverinë e VMRO u përfshi partia tjetër shqiptare, PDSH me 7 vende. PDSH sapo ishte krijuar me shkëputjen e disa forcave nga PPD.Ne zgjedhjet e 2002, ajo fitoi 7 vende, por nuk ishte me pjese e qeverise, pasi VMRO-DPMNE humbi zgjedhjet.Pas konfliktit te vitit 2001 mes forcave te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave maqedonase te sigurisë ne skene doli nje parti e re. Bashkimi Demokratik per Integrim është aktualisht partia me e madhe shqiptare ne Maqedoni.Per here te pare mori pjese ne zgjedhjet e 15 shtatorit 2002 me 16 vende ne parlament. Nga 2002-2006 ishte pjese e nje koalicioni qeverisës me LSDM.Ne zgjedhjet e 2006 situata ndryshoi serish.BDI hyri ne koalicion me PPD, duke marre 18 vende, por nuk u ftua ne qeveri nga kryeministri Gruevski nga VMRO, qe zgjodhi PDSH per te bere koalicion.Por ne zgjedhjet e parakohshme te 2008, BDI iu rikthye bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE, duke e vijuar ate.Kete vit roli i shqiptareve do te jete vendimtar per koalicionin qeverisës.

Share This Video


Download

  
Report form