Mbështetje Maqedonisë për NATO-n - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte ne Universitetin Ndërkombëtar te Strugës, ku u takua me kreun e BDI-se Ali Ahmeti, si edhe mbajti nje leksion para studenteve. Takimi me Ahmetin vjen ne kohen kur Bashkimi Demokratik per Integrim mori vendim per te hyre ne qeveri me LSDM-ne, ndërkohe qe vendi është ne krize institucionale, pas refuzimit te presidentit Ivanov per te dhene mandatin si pasoje e platformës shqiptare. Zonja Kodheli i shprehu kreut te BDI-se gjithë mbështetjen e qeverise shqiptare ne proceset integruese te Maqedonisë dhe ne veçanti sa i përket shtyrjes përpara te anëtarësimit ne NATO. Ndërsa ne fjalën e mbajtur para studenteve, ministrja Kodheli paralajmëroi shtese te fondeve te buxhetit per mbrojtjen. Ajo theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO ka dhene kontribut te madh ne stabilitetin e te gjithë rajonit te Ballkanit. Ministrja e Mbrojtjes iu përgjigj edhe pyetjeve te ndryshme te studenteve lidhur me rrezikun e sulmeve terroriste, planeve per hapjen e nje qendre ekselence te NATO-s ne Shqipëri, si edhe proceseve integruese te Shqipërisë e rajonit.

Share This Video


Download

  
Report form