Plagosi policin në Laç: Nuk doja të qëlloja, me zuri paniku

RTV KLAN 2017-02-25

Views 1

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar në ambientet e Spitalit të Traumës masën e sigurisë arrest me burg Aldi Lleshaj. 20-vjecari dy ditë më parë, në tentativë për të grabitur një makinë në Laç, plagosi me një plumb në kokë një efektiv policie.

Lleshi akuzohet për ?vrasje të mbetur në tentative? ndaj punonjësit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe grabitje

I riu nuk ka mohuar akuzat, por ka sqaruar se nuk ka dashur të plagosë policin, por e kishte zënë paniku dhe për këtë kishte qëlluar.

Të enjten ditën kur ndodhi ngjarja RENEA organizoi aksionin për prangosjen e tij në fshatin Gjorm. Për të bërë të mundur neutralizimin e tij RENEA-s iu desh ta plagosin në këmbë.

Efektivët kanë qëlluar fillimisht me plumba gome ndaj 20-vjeçarit i cili i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me pistoletën që kishte.

Duke parë situatën një nga efektivat e RENEA-s e ka qëlluar më një plumb pistolete të pulpën e këmbës duke e lënë të plagosur. Në këtë kohë Aldi Lleshi ka hedhur pistoletën duke u dorëzuar./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS