Report Tv - Plagosi efektiven, autori e pranon: Hodha tre kapsolla, por nuk doja t’i dëmtoja

Report TV 2018-11-24

Views 0

REPORT TV ka zbardhur dëshminë e 18-vjeçarit Daniel Droba, i cili u arrestua dje me akuzën e plagosjes së efektives së "Shqiponjave" Ina Nuka, pasi gjatë protestës para Kuvendit në drejtim të saj hodhi kapsollën që i hoqi dy gishtat (lexo këtu). Daniel Droba u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policët.

Unë kam hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave. Nuk kam pasur qëllim të dëmtoja policët

Dëshmia e Daniel Droba
Policia deklaron se hedhja e kapsollës nga i riu në drejtim të polices është e dokumentuar me pamje filmike, ndërsa mohon akuzat për dhunë ndaj 18-vjeçarit.

18-vjeçari është intervistuar dhe marrë në pyetje në prani të avokatit. Askish nuk ka dhunuar apo goditur Daniel Dobrajn. Hedhja e kapsollës në drejtim të policisë dhe polices Ina Nuka është e dokumentuar me pamje filmike. Akuzat për dhunim të Dobrajt janë të pavërteta.

Policia e Shtetit

Share This Video


Download

  
Report form