Plagosi policin, avokati kerkon leke, gjykata nuk i jep denimin

RTV KLAN 2020-12-05

Views 1

Në emisionin Historia ime në Tv Klan ka ardhur një kërkesë ndryshe nga një nënë. Djali i saj ndodhet në Burgun e Zaharisë ndërkohë që prej tre vjetësh pret gjykatën të vendosë për fatin e tij.
Në shtator të vitit 2017, Ramadan Marku plagos me thikë një polic në Kamëz për arsye të panjohura. Prej asaj dite nëna e 20-vjeçarit kërkon të njihet me dënimin që do t?i jepet djalit të saj dhe nuk kupton pse po zvarritet kaq gjatë ky proces gjyqësor.
Ajo ka qenë në studion e Historia imë për të kërkuar përgjigje për pikpyetjet e saj lidhur me vendimin e munguar të gjykatës për veprën penale që ka kryer i biri në 17 shtator 2017.
Mirela Milori: Gjithçka ka shkuar mirë me ta, deri para tre vitesh, kur jeta juaj do të merrte një tjetër rrjedhë. Çfarë ndodhi në Shtator të 2017-ës?
Manushaqe Marku: Unë isha tek puna si përditë. I lashë në gjumë burrin, Ramadanin dhe vajzën. Djali i madh ishte në punë në Kosovë. Me bie një numër telefoni. Kur më ra për së treti e hapa dhe më thotë jam inspektori i rajonit në Kamez, nëse je e mundshme hajde paraqitu. Më pyeti nëse kishim ndonjë problem, konflikt, pronë apo ndonjë gjë tjetër, por unë i thashë që nuk kam prona.
Mirela Milori: Më 2017 djali jot Ramadan Marku plagos një polic, dihet ndonjë konflikt të hershëm?
Manushaqe Marku: Jo, jo, unë as si polic nuk e njihja kush ishte.
Mirela Milori: Si ka ndodhur ngjarja, për çfarë ndodhi?
Manushaqe Marku: As ai nuk e di, ka qenë pa vetëdije, është çuar nga gjumi, direkt ka dalë, kur polici ka kaluar rrugën janë përballur dhe ka ndodhur. Të gjithë që e kanë parë kanë thënë se nuk ndodhi asnjë konflik asgjë, vetëm kanë parë që polici ka rënë në tokë.
Mirela Milori: Çfarë ndodhi me Ramadanin më pas, a doli në gjyq?
Manushaqe Marku: Në gjyq e kanë nxjerrë herë pas here por e anullonin muaj për muaj. Kishte raste që nuk më tregonin as muajin e gjyqit, vetëm kur më merrte në telefon Ramadani, kam qenë për gjyq o mami më thoshte.
Mirela Milori: A ka marrë ndonjë vendim gjykata?
Manushaqe Marku: Nuk e kanë dënuar, që tre vite, është në paraburgim në burgun e Zaharisë, që quhet spitali i burgjeve.
Mirela Milori: Nga se vuan Ramadani, nga çfarë vuan djali jot, çfarë kanë thënë mjekët?
Manushaqe Marku: Asnjë gjë nuk më thonë, as mjekët, asgjë.
Mirela Milori: A ka pasur më përpara raste që të humbiste vetëdijën në familje?
Manushaqe Marku: Jo, jo ishte shumë i heshtur.
Mirela Milori: Ka një avokat djali jot?
Manushaqe Marku: I ka vënë shteti një avokat, por ai kërkonte lekë dhe unë nuk kisha mundësi t?i jepja asgjë. Më kërkoi të paktën një 500 mijëshe.
Mirela Milori: Po për shëndetin mendor a të ka thënë gjë avokati apo përfaqësuesi ligjor që cili është statusi i djalit tënd?
Mirela Milori: Jo, asnjë fjalë, nuk më ka thënë asnjë njeri. Unë kërkoj që t?i japin një dënim, aq sa e meriton, mos e lënë këtu nëpër burgje kot pa lidhje sa atje sa atje. /tvklan.al


#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve ...

Share This Video


Download

  
Report form