Martin Tushe, një përbarues privat ka mashtruar biznesmenin Skender Muça të kompanisë ?Interbeton?, duke i marrë këtij të fundit gjatë fazës së ekzekutimit të një vendimi gjyqësor shumën prej 97 milion lekë të vjetra. Gjatë fazës së hetimit dhe në gjykatë, përbaruesi Tushe ka pretenduar se këtë sasi lekësh e kishte mbajtur me konsensusin e vetë biznesmenit Muça, të cilit duhet tia kthente brenda një afati tre mujor.