Kapet pirati italian i bankave, vodhi 900 mln lekë përmes sistemit POS

Report TV 2015-10-13

Views 4

TIRANE - Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shtetas italian i dyshuar për vjedhje me anë të mashtrimit. Stefano Botura i dënuar me 8 vite burg në mungesë për mashtrim kompjuterik arrestohet pasi ka dyshime se përmes sistemit të pagesave POS ka përvetësuar nga një bankë në Shqipëri 900 milionë lekë

...
Një shtetas Italian i dënuar me 8 vite burg për mashtrim kompjuterik në Itali, u arrestua në kryeqytet, pak ditë pasi vodhi 900 milionë lekë nga një bankë shqiptare nëpërmjet sistemit të pagesave POS. Bashkë me të u ndaluan edhe dy shqiptarë të cilët dyshohet se kanë pasur dijeni për përvetësimet e paligjshme të italianit.

Stefano Botura, 43 vjeç nga Firence, ishte dënuar në mungesë ndërkohë që prej së paku tre vitesh jetonte në Shqipëri.

Sipas burimeve të policisë, Botura në Shqipëri, përmes sistemit POS ka kryer transaksione që kanë dëmtuar bankën.

Nga hetimi i kryer prej bankës, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, prokuroria ka konstatuar se dyqani me emërtimin ?Evolveo? i regjistruar në QKR si HRS Group, në datat 3 dhe 6 Tetor 2015, ka kryer transaksione në vlerën 73,6 milionë lekëve. Këto transaksione janë kryer në aparatin POS të po kësaj banke dhe janë kryer me 6 karta të ndryshme, të cilat janë lëshuar nga banka të ndryshme në shtete të ndryshme. Aparati POS, është aparatura që shërben për të kryer blerje në supermarkete apo dyqane.

Sipas hetuesve, pasi ka kryer transaksionet, nëpërmjet këtij opsioni, i cili quhet ?Refund Option? ai ka kthyer në të njëjtat karta shuma më të mëdha se ato që ai ka procesuar në blerje fillimisht. Nga shuma që janë kryer blerje dhe transaksione, bankës i është mbajtur një shumë prej 18 milionë lekë. Ky lloj opsioni pavarësisht se debiton llogarinë e biznesit të tij, i cili është lidhur me POS, fondet i ka transferuar në llogaritë e kartave pra ato mund të merren me kartë, mund të transferohen nga llogaria e klientit ose të tërhiqen fizikisht.

Në rastin konkret mësohet se banka e dëmtuar ka bllokuar më datë 6 tetor 2015 llogaritë e klientit HRS Group dhe duke çaktivizuar aparatin POS.

Nëpërmjet postës elektronike banka i ka kërkuar biznesit që të dërgonte informacion lidhur me këto veprime si dhe dokumentacionin përkatës në lidhje më transaksionet. Por përgjigja e biznesit HRS Group, që administrohej nga italiani, ka qenë e pakuptueshme nga punonjësit e bankës.

Gjatë vajtjes në ambientet e biznesit punonjësit e bankës kanë konstatuar se ai ishte i mbyllur.

Në përfundim të këtij operacioni policor u sekuestruan me cilesin e proves materialen dhe :
Nje mjet tip fuoristrade Mercedes Benz ML
Nje aparat POS i Raiffaisen Bank
1.850.000 leke te reja
60 karta bankare te ndryshme ne pronesi te ndryshme
8 telefona celulare dhe Ipod
2 kompjutera portabel
Bizhuteri te ndryshme floriri etj
Dokumentacion i ndryshem ne lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.

Share This Video


Download

  
Report form