Ora News –BE hap ‘thesin’, 13 mln euro për reformën në punësim dhe administratë

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Performanca dhe progresi në reformën e punësimit dhe aftësive si dhe në reformën e administratës publike ka bërë që Shqipëria të shpërblehet me 13 milion euro nga Komisioni Europian.
Vlerësim kanë marrë politikat e ndjekura për punësim, ndërsa sa i përket reformës administrative, Komisioni vëren më shumë transparencë, përgjegjësi dhe efiçencë në shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Shqipëria vlerësohet se ka bërë progres të qëndrueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e strategjisë së punësimit dhe aftësive me një impakt pozitiv në punësimin e grave dhe të rinjve.
Ndërkohë zbatimi i strategjisë për reformën e administratës publike gjithashtu ka pasur progres dhe është një prioritet kyç për axhendën e anëtarësimit.
Pas këtyre vlerësimeve, Komisioni Europian inkurajon qeverinë shqiptare që të vazhdojë përpjekjet në zbatimin e vazhdueshëm të këtyre dy reformave, duke i hapur rrugë një tregu pune efektiv dhe gjithëpërfshirës, konkurencës dhe profesionalizmit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/be-hap-thesin-13-mln-euro-per-reformen-ne-punesim-dhe-administrate/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS