Ora News - Shqiptarët lanë mbi 130 mln euro në kazino, baste dhe lotari gjatë 2017

Ora News Lajme 2018-10-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 130 milion euro kanë shpenzuar shqiptarët në kompanitë e kazinove, basteve dhe lotarive përgjatë vitit që shkoi.

Por ky biznes do të jetë i detyruar të mbyllet në fund të këtij viti, bazuar në vendimin e qeverisë e cila përpiqet të mbyllë njëkohësisht dhe një plagë sociale.

Ndërkohë shpenzimet për frymë të shqiptarëve në lojërat e fatit kanë qenë rreth 46 euro në vit, shumë më lart krahasuar me rajonin.

Ornela Liperi: Një kompani e lojërave të fatit është ndër 10 kompanitë në vend që fitojnë më shumë në vlerë absolute, kjo nuk ndodh në asnjë vend të rajonit. Në vendet e rajonit nuk ka fare kompani të tilla kaq të mëdha dhe me një efekt kaq të madh. Shqiptarët shpenzojnë dhe pjesa më e madhe e shpenzimeve të shqiptarëve ka shkuar në xhepat e kompanive. Efekti në ekonomi i gjithë këtyre parave të shpenzuara është negativ, përveçse ata kanë humbur, nuk i ka sjellë asnjë vlerë të shtuar ekonomisë.

Por teksa disa shpenzojnë lek në kërkim të fatit, disa të tjerë e kanë burim kryesor të ardhurash punën në këto kompani.

Rezulton se 8 nga bizneset më të mëdha të lojërave të fatit kanë të punësuar rreth 7 mijë personat, të cilët do të duhet të dalin në rrugë pas 31 dhjetorit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiptaret-lane-mbi-130-mln-euro-ne-kazino-baste-dhe-lotari-gjate-2017

Share This Video


Download

  
Report form