Report TV - Tiranë, zjarr në një pallat humb jetën një 55- vjeçar

Report TV 2017-02-23

Views 1

TIRANË- Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme te ura e tabakëve, pranë Gjykatës së Apelit e për pasojë ka humbur jetën një person.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktima është Adrian Fetiu ku ka gjetur vdekjen menjëherë nga asfiksia.

Dyshohet se 55- vjeçari i cili ishte me aftësi të kufizuara, i ka vënë zjarrin banesës në të cilën ai jetonte i vetëm. Dyshimet për zjarrëvinie të qëllimshme shtohen edhe për faktin se dy vite më parë Adrian Fetiu ka tentuar të hidhet nga banesa.

Share This Video


Download

  
Report form