A1 Report - Tirane, zjarr ne banese, humb jeten nje grua e moshuar, flake e ne Berat

Report TV 2015-08-21

Views 5

Dy zjarre kanë rënë sot thuajse në të njëjtën kohë në dy banesa në Berat dhe Tiranë, afër mesditës. Nga zjarri i rënë në kryeqytet, mësohet se ka humbur hetëmn një grua e moshuar e identifikuar si, Margarita Shkurti.

Zjarri i parë ka pasur si shkak një shkëndijë elektrike, e cila ka shkrumbuar një banesë në fshatin Velabisht të Beratit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta, kur flakët kanë djegur nga themelet banesën në pronësi të Ylli Kodrës.

Siç bëhet e ditur, nga flakët ka dëme të mëdha materiale, ndërsa katër pjesëtarët e familjes Kodra; kryefamiljari, bashkëshortja, dy fëmijët, djali dhe vajza, kanë mundur të dalin jashtë pa pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur makinat e zjarrfikëses së Beratit por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, pasi zjarri kishte shkrumbuar edhe çatinë e banesës në fshatin Velabisht.

Edhe vetë familjarët dhe banorët e tjerë kanë tentuar ta shuajnë zjarrin por nuk ia kanë dalë dot sepse konstruksioni i saj ishte prej druri.

Ndërsa zjarri i dytë ka rënë pak minuta pas të parit pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet, në një banese afër shkollës 9-vjeçare, "Emin Duraku".

Nga burimet policore mësohet se nga ky zjarr ka humbur jetën një e moshuar, Margarita Shkurti, 81 vjeçe. Kjo e fundit jetonte e vetme në banesë dhe sipas policisë, ajo ka humbur jetën nga asfiksia.

Share This Video


Download

  
Report form