TIRANE - Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë në katin e shtatë të një pallati në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, që fatkeqësisht i ka marrë jetën një fëmije 4-vjeç.
Burime nga policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se është bërë evakuimi i çiftit të bashkëshortëve dhe fëmijës 7 muajsh të tyre, ndërsa fëmija tjetër i familjes Nezha mbeti i bllokuar në banesë. Punonjësit e zjarrfikëses e kanë gjetur atë të pajetë.