Rama: Opinioni i Venecias, i qartë dhe paekuivok

RTV KLAN 2017-02-22

Views 0

Për Kryeministrin Edi Rama, opinioni i Komisionit të Venecias mbi Ligjin e Vetting -ut, që ka mbërritur në tryezën e Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe pa asnjë ekuivok. Sipas tij, ky ligj është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese t'i hapë rrugë sa më shpejt zbatimit.

?Gjykata Kushtetuese mund ta kishte mbaruar me kohë këtë punë dhe sot Shqipëria do të kishte nisur zbatimin e Ligjit të Vetingut e po ashtu, edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Askush nuk më bind dot se gjykatësit tanë kushtetues kishin vërtetë nevojë për Opinionin e Venecias dhe nuk e bënin dot punën e tyre pa të! Ata kanë treguar se kur duan, dinë ta bëjnë më së miri detyrën e tyre në shërbim të Kushtetutës e të interesave të këtij vendi. Nuk u mungon as dija dhe as eksperienca!?

Rama u bën thirrje gjykatësve të dorëzojnë sa më parë vendimin e tyre, për këtë ligj, që sipas tij, hap rrugën e pastrimit të Pallatit të Drejtësisë.

?Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos bëhet mburojë e të shkuarës që prej çerek shekulli mban peng drejtësinë në këtë vend, po të vendoset në anën e duhur të historisë?

Edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndeti opinionin e Komisionit të Venecias duke kërkuar nisjen sa më shpejt të zbatimit të ligjit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form