Ora News - Vetingu në politikë, Komisioni i Venecias: Drafti i propozuar nuk është i qartë

Ora News Lajme 2018-12-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përfundimet e tij paraprake, Komisioni Venecias e cilëson vetingun në politikë si një qëllim të ligjshëm, por mjetet sesi do të realizohet ai, mbeten të paqarta. Çfarë do të konsiderohet kontakt i papërshtatshëm, kush do e bëjë vetingun dhe për sa kohë do të përjashtohen subjektet, janë shqetësimet kryesore mbi këtë ligj për Venecian, që pavarësisht kësaj, pranon se situata në Shqipëri është padyshim një problem real.

Komisioni i Venecias, nuk ka kthyer një përgjigje të prerë lidhur me amendamentet kushtetuese të vettingut të politikës.

Ndërsa në draftopinion thuhet se i takon Parlamentit shqiptar të vendosë mbi hapat e ardhshëm, përmes dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, kjo në interes të demokracisë shqiptare.

Në Opinionin e përgatitur nga Komisioni i Venecias, dhe që do të miratohet zyrtarisht në mbledhjen e datës 14 dhjetor, ekspertët e Komisionit të Venecias, theksojnë se nga takimet që raportuesit patën në Shqipëri disa javë më parë, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elementëve kriminalë.

Ekspertët e Komisionit të Venecias, shprehen qartazi se:

?Për shkak të rrethanave specifike aktualisht në Shqipëri, futja e një mekanizimi special verifikimi për zyrtarët publik duket si një qëllim legjitim.?

Konkretisht, ekspertët e Komisionit të Venecias kanë konstatuar se duhet të ketë një detajim të qartë të subjekteve që do t?i nënshtrohen vettingut në politikë, duke qenë se koncepti ?institucione të krijuara me ligj?, është i paqartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ora-news-opinionin-e-komisionit-te-venecias-vetingun-ne-politik

Share This Video


Download

  
Report form