Ora News – Pezullohet ligji i Vettingut, kërkohet opinioni i Komisionit të Venecias

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezulloi ligjin për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili hyri në fuqi në datën 8 shtator, ndërsa e gjithë trupa e drejtësisë po përjetonte orë të vështira sigurimi të dokumentacioneve mbi angazhimet e tyre profesionale përgjatë karrierës.
Dorëzimi i formularëve dhe mbledhja e dokumentave pavarësisht kujdesit të treguar ndër vite për të qenë ligjërisht të pakontestueshme, ka rezultuar në një proces stresues për magjistratët në vend.
Pa kaluar 24 orë nga kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve në GJK për t?ju bashkënjitur si palë ankimimit të PD, trupa e gjykatësve të organit që është kompetent për kushtetueshmërinë e ligjeve mësohet nga burime të Ora News se ka kaluar nëpër diskutime delikate që nuk kanë përjashtuar as shpalljen antikushtetues të ligjit të Rivlerësimit.
Megjithatë, nga dhoma e këshillimit, GJK ka vendosur t?i kërkojë Komisionit të Venecias një opinion në lidhje me arsyetimin që pritet t?i dërgojë në javët e ardhshme dhe të pranojë si palë në proces edhe unionin e gjqytarëve
Ligji i Rivlerësimit, i konsideruar si çelësi kryesor që do të hapte dyert e institucioneve të reja të drejtësisë u votua në 30 gusht me 88 vota të maxhorancës dhe me mos votimin e PD, që e quajti antikushtetues.
Presidenti i Republikes zgjodhi ta kalojë në heshtje ligjin e Rivlerësimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-kushtetuese-pezullon-ligjin-e-vettingut/

Share This Video


Download

  
Report form