http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite pas publikimit te progres-raportit te Komisionit Europian qe rekomandoi hapjen e negociatave te anëtarësimit me Shqipërinë, mediat greke vene ne pikëpyetje mbështetjen e Athinës zyrtare ne Këshillin Europian ne muajin dhjetor. Ne kulmin e debateve dhe tensioneve mes dy vendeve, gazeta ?Kathimerini? i kujton Tiranes veton, teksa u referohet burimeve te saj diplomatike. ?Athina është e vendosur te vere ne tavoline nje numër çështjesh, kryesisht ate te qëndrimit te qeverise shqiptare me minoritetin grek ne Shqipëri, veçanërisht me rastin e 19 shembjes se banesave te tyre ne Himare. Ne Athine perspektiva e vetos nuk është aspak e këndshme, por burime sugjerojnë se, ajo do te vihet nese kjo eshte e nevojshme dhe nëse nuk tregohet me vepra vullneti per fqinjësi te mire?, shkruan gazeta. Gazeta analizon mënyrën sesi eshte shkruar raporti per Shqipërinë dhe përmend stilin e kujdesshëm qe sipas saj i lejon Tiranës optimizëm per te ardhmen, ndonëse nuk ka nje date per çeljen e negociatave. Marrëdhëniet me Greqinë vlerësohen si përgjithësisht pozitive, me vizita te shpeshta te zyrtareve te nivelit te larte. Aty theksohet vizita e fundit e Ministrit te Jashtëm grek Kotzias ne Tirane ne muajin qershor, ku dy vendet diskutuan per krijimin e nje mekanizmi te përbashkët per trajtimin e çështjeve dypalëshe, thekson gazeta. Me tej ?Kathimerini? shkruan se vëzhgues me përvojë kane theksuar se axhenda e Këshillit eshte aq e komplikuar, saqe është e vështirë per te marre nje vendim per t?i dhënë Shqipërisë daten e negociatave te anëtarësimit.