Veliaj: Tiranës i duhet të marrë një dimension rajonal - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tirana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Evropian i të Rinjve, ndërkohe qe aktualisht është përzgjedhur si një nga 5 finalistet dhe synimi është fitorja.?Na duhet të kemi një dimension rajonal; pra duhet të jemi patjetër Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por duhet të pranojmë se do të jemi shumë të aksesueshëm për të rinjtë. Ajo që do të vlerësohet është sa qytet i hapur jemi për të përfshirë edhe të tjerët. Jam i sigurt se shumica prej jush keni shoqata partnere-binjake, me të cilat mund të keni bërë projekte apo shkëmbime, por do na e rrisni fuqinë e aplikimit tonë nëse do të ishim më të hapur, të kishim shkëmbim energjish, por edhe aktivitete të përbashkëta me të rinj të tjerë të rajonit, për të rrëfyer se realisht Tirana është jo vetëm qyteti më i ri në rajon, por është edhe qyteti më evropian në rajon?.Tashmë, Tirana është kthyer ne nje epiqendër te vendimmarrjeve, pasi shume institucione rajonale po e zgjedhin për selite e tyre.?Zyra rajonale e shkëmbimeve të rinisë është këtu, pra Tirana po kthehet në një pikë graviteti për disa institucione të tjera rajonale. Unë do të vazhdoj të loboj për Tiranën, por në fund të ditës kjo është puna ime dhe ajo çka na duhet është se çfarë energjie shtesë vjen nga ata që këtë nuk e kanë punën e tyre themelore dhe thonë: E di çfarë? Unë me Erionin mund të mos bie dakord për 100 gjëra dhe do vazhdoj të protestoj, ama kur vjen puna që Tirana të dalë e para, këtu jemi të gjithë bashkë?.Sipas Veliajt, kryeqyteti i ka gjithë mundësitë për ta fituar garën, për t?u kthyer në epiqendrën e ngjarjeve kulturore, artistike, sociale, edukative dhe ekonomike jo vetëm në nivel vendor, por edhe në atë evropian.

Share This Video


Download

  
Report form