http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje nga zonat me te zhvilluara te Tiranes dhe me plan te mirefillte zhvillimi do te jete ajo ne pjesen e bulevardit te ri, ne veri te kryeqytetit. Paralelisht me ndertimin e bulevardit po ngrihen objektet e banimit. Ndertimet per funksione te ndryshme, per banim, rezidenca,biznese ,per institucione do te zene te dy krahet e segmetit te nga zona e ish stacionit te trenit deri prane bregut te lumit te Tiranes. Interesi per investime eshte mjaft I madh. Nenkryetari I bashksie se Arbian Mazniku ne nje interviste per vizion plus tregon se poli I ri I qytetit do te jete zona me moderne e Tiranes.
Bulevardi I ri eshte nje nga projektet strategjike te bashkise se Tiranes I planifikuar per te marre formen e plote ne fillim te 2019. Nderkaq ne muajt e pare te ketij viti do te hapen 500 metrat e tjere ndersa traseja e tij shkon deri ne bregun e lumit te Tiranes. Numri dy I bashkise thote se paralelisht do te vijoje gjelberimi i te dy kraheve te lumit te Tiranes .
Ashtu si ne fillim ne sheshin ?nene tereza?, edhe ne ekstrimin tjeter prane bregut te lumit do te kete nje shesh te ngjashem, me shkallare, kolona dhe nje hapesire te madhe per publikun. Sipas planit te zhvillimit te bulevardit te ri kjo zone e Tiranes parashikohet te kete nje popullsi prej 100 mije banoresh.