Report TV - Zhbllokohet shit-blerja,gati vendimi i hipotekimit të 4 mijë apartamenteve

Report TV 2017-02-21

Views 3

Qeveria vendos ti japë zgjidhje procesit të shitjes së apartamenteve të mbetura stok. Një vendim i ri i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave parashikon hipotekimin e të gjithë pallateve.

Deri tani ndërtuesit ose nuk kanë aplikuar ose nuk kanë dorëzuar të gjitha dokumentet për të bërë hipotekimin e pallateve. Kjo situatë sjell edhe bllokimin e tregut të shit-blerjes së apartamenteve, pasi sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shumë qytetarë zgjedhin ti blejnë shtëpitë me kredi dhe duhet patjetër që pallati të ketë hipotekë.

Në këtë mënyrë qeveria pritet të miratojë procedura lehtësuese për hipotekimin e këtyre pallateve.

Konkretisht, ndërtuesit nuk do të dorëzojnë të gjitha dokumentet që kërkon sot ligji, ndërsa për rastet kur nuk aplikohet, do të jetë ALUIZNI dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme të cilat do të nisin procesin.

Pak ditë më parë kreu i ALUIZNI-it Artan Lame konfirmoi se është gati vendimi për hipotekimin e pallateve. Sipas të dhënave zyrtare mendohet se janë 4 mijë apartamente vetëm në Tiranë të cilat nuk kanë hipotekë.

Gjithashtu janë me qindra apartamente edhe në Durrës, Fier, dhe Vlorë të cilat nuk kanë hipotekë.

Me vendimin e ri qeveria synon që të zhbllokojë tregun e shit-blerjeve, pasi deri më tani qytetarët kanë blerë shtëpi vetëm të hipotekuara.

Për hipotekimin dhe marrjen e lejes së legalizimit, qeveria do të ngarkojë ALUIZNI-in dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS