FIER - Bujqësia është një sektor investimet në të cilën janë prioritet i qeverisë Rama, ky fakt u ripërsërit edhe nga ministri Edmond Panariti i cili vizitoi një fermë në Fier, e cila produktet e saj i eksporton jashtë vendit.
Ministri Panariti sqaroi edhe çështjen e certifikatave të pronësisë, duke garantuar fermerët se qeveria është e vendosur për të vijuar procesin e dhënies së certifikatave të pronësisë.
"Ju e dini se ne po vazhdojmë që të avancojmë në procesin e dhënies së certifikatave të pronësisë dhe nuk do të ndalemi. Po përgatisim paketën tjetër të 3 mijë certifikatave që do të shpërndahen."-tha ministri Panariti
Ai shprehet se fermerët kanë nevojë për shembuj pozitivë të suksesit në këtë sektor. Ndërsa ai ka edhe sugjerime për rritjen e efikasitetin e punëve të fermerëve.
"Ajo që është më kryesore është që fermerët , zotërues të parcelave të ndara me ligjin 7501, duhet që pavarësisht se askush nuk do t'i prekë në të drejtën e tyre të pronësisë, ata duhet të bëhen bashkë për të krijuar një njësi të vetme teknologjike. Pra praktikisht të kenë struktura unike të kultivimit, në mënyrë që Hasani të mos grumbullojë dhe të mos prodhojë domate, Hyseni të mos prodhojë patate në një sipërfaqe e cila duhet të jetë me një kulturë të vetme unike."- u shpreh ministri Panariti.
Panariti ndër të tjera u kërkoj fermerëve të krijojnë korporata me qëllimi që produktet "Made in Albania" të jenë më shumë të pranishme në tregun evropian.