Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, Bledi Çuçi në mbledhjen e sotme ka bërë një rezyme të situatës së deritanishme. "Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj.
4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t'u prishur. Në qarkun Tiranë jaën 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese.