Pas publikimit të pamjeve tronditëse nga njeri prej emisioneve investigativ në Qendrën Rezidenciale të zhvillimit në Shkodër ka ardhur edhe reagimi i drejtuesve të kësaj qendre. Ka qenë Juli Cepi me detyrë, Drejtore e Qendrës e cila i quajti të manipuluara pamjet dhe deklaroi se situata është ndryshe në këtë qendër nga ajo çfarë është transmetuar në ekran.
Bashkia Shkodër: Pamjet janë të manipuluara
Edhe Bashkia Shkodër ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat ku bën me dije se video është e manipuluar.
Konkretisht në deklaratën e bashkisë thuhet se ?pamjet e shfaqura mbrëmë janë pamje të rënda, të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin në këtë qendër. 1. Ambiente të tilla nuk ekzistojnë në qendrën e zhvillimit (tuba, hekura, ganxha, etj.) 2. Imazhe të tilla janë të nxitura, të prodhuara dhe të shpërndara nga ish përgjegjësi i sektorit social pranë qendrës së zhvillimit i larguar prej dy vitesh nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës në punë.
Bashkia Shkodër fton mediat që të vizitojnë këtë qendër dhe të njihen me punën e personelit të qendrës.