Report Tv - Mësuesja dhe nxënësit e denoncuan për dhunë, reagon drejtoresha në Shkodër: Sulm politik

Report TV 2018-06-06

Views 0

Drejtoresha e Shkollës në Shtoj te Ri, Saime Arapi ka reaguar pas denoncimit për dhunë nga mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind. Ajo thotë se të gjitha akuzat janë totalisht politike dhe se nxënësi ka pranuar se nuk ka pasur ushtrim dhune.

Të gjitha akuzat ndaj meje janë totalisht politike. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj askujt. Nëse është për sot, nxënësi në polici ka pranuar se nuk ka asnjë lloj dhune as nga unë as nga të afërmit e mi. Unë kam kërkuar vetëm numrin e babait të prindit. Policia më mori në telefon kur unë isha në Drejtorinë e Arsimit, nuk është e vërtetë që kam ushtruar dhunë as ndaj kolegëve as ndaj nxënësve. I kam kërkuar rregull për administrimin e provimeve në fund te sezonit. Unë po sulmohem thjesht politikisht, unë thjesht kërkoj rregull dhe disiplinë në shkollë

Saime Arapi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS