Flasin drejtoresha dhe mësuesja e Gjimnazit: Ariela një vajzë shembull, Aldison nxënës shumë i mirë

Report TV 2018-05-10

Views 1

Report Tv ka shkuar në fshatin e Ariela Muratit, e cila u vra ditën e djeshme nga Aldison Belulaj dhe ka kontaktuar me drejtoreshën e gjimnazit ?Sotir Capo?, ku dy të rinjtë kishin bërë shkollën e mesme.

Drejtoresha Mireta Nasto ka thënë për Report Tv se dy të rinjtë kanë qenë nxënës shumë të mirë.

"Ariela ishte një vajzë shembull dhe arriti ëndrrën e saj për të studiuar për Drejtësi, ndërsa Aldison Belulaj ishte nxënës shumë i mirë dhe sistematik", është shprehur drejtoresha.
Drejtoresha Mireta Nasto ka thënë për Report Tv se, "mësuesit nuk kanë qenë në dijeni për lidhjen mes tyre. Për të këto mbeten legjenda të njerëzve".

Share This Video


Download

  
Report form