Policia ka arrestuar Endri Copjan dhe Argel Lulajn si autorë të atentatit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër në 13 janar. Më shumë se 500 gr tritol u vendos Lulzim Kullës për ta vrarë, por shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u plagosën edhe 7 persona të tjerë.
Këto janë pamjet e arrestimit të Endri Copjas dhe Argel Lulajt pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan.
RENEA, forcat operacionale dhe FNSH kanë hyrë në brendësi të tregut agro-ushqimor ku kryejnë kontrolle tek një godinë dy katëshe.
Paruke, radio dhe rreth 6 mijë euro kanë gjetur policia në banesat e të arrestuarve. Siç mund të dallohet nga video e policisë, RENEA kryen kontrolle të imtësishme tek Tregu Agro-Ushqimor.
Gjatë operacionit ?Together? është arrestuar edhe Serxho Teta, i cili akuzohet se ka penguar Policinë për të ushtruar kontrollet.