http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare deklaron se vendi ka kaluar tashmë situatën e vështirë ekonomike dhe është orientuar drejt rritjes ekonomike. Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat, flet për rritje të eksporteve, importeve, fuqisë blerëse dhe rënie të papunësisë. Ahmetaj duke iu referuar të dhënave foli për rritjen e numrit të bizneseve vendase dhe të huaja në Shqipëri përgjatë muajve të fundit. Duke i dhënë në këtë mënyrë një përgjigje të gjithë atyre që kanë akuzuar për largim të investitorëve të huaj nga vendi. Ministri i Financave theksoi se qeveria ka bërë gati një paketë të re lehtësuese për sipërmarrjen, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit. - See more at: http://vizionplus.al/ekonomia-fillon-rritjen/#sthash.5VMBoBel.dpuf