Videoskandali - Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare kërkon hetim abuzimeve në zyrat e shtetit

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë reagoi në lidhje me videoskandalin e publikuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? ku kryetari i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Përmes deputetes Albana Vokshi Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë i kërkon Prokurorisë hetim të plotë të abuzimeve në zyrat e shtetit
?Ju bëj thirrje familjeve shqiptare,aktivisteve të të drejtave të grave të mos heshtin, por të tregojnë kurajën e nënës që denoncoi rastin në Sarandë, të vajzës që tregoi abuzimet e kryetarit të bashkisë në Peshkopi, të gruas që denoncoi kryekomisarin në Velipojë.
E gjithë shoqëria duhet të dalë nga indiferentizmi dhe të reagojë në mbrojtje të fëmijëve, grave dhe vajzave që abuzohen verbalisht, psikologjikisht, apo seksualisht në zyrat e rilindësve.?

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/lidhja-demokratike-e-gruas-shqiptare-kerkon-hetim-abuzimeve-ne-zyrat-e-shtetit/

Share This Video


Download

  
Report form