TIRANE- Lidhja Demokratike e Gruas ka zhvilluar në këtë 8 mars një protestë përpara kryeministrisë. Me pankarta në duar gratë kanë akuzuar qeverinë Rama për mosmbajtjen e premtimeve dhe spastrimit politik në administratë. Deputetja demokrate Albana Vokshi e cila i është bashkuar protestës, ka paralajmëruar se nëse situata e krijuar nga kryeministri Rama nuk ndryshon, protestat e grave do të vijojnë.
Në ketë protestë morën pjesë jo vetëm ish-punonjës të administratës që protestonin për largimin e tyre nga puna por edhe deputete të tjera të partisë demokratike si Majlinda Bregu, Jorida Tabaku, e Liljana Elmazi.