Report TV - Shkodër, i sëmuri hap bombolën e i vë flakën shtëpisë,plagosen familjarët

Report TV 2017-02-21

Views 1

3 persona janë plagosur si pasojë e zjarrit në një banesë, e cila brenda pak minutash është shkrumbuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës, në lagjen ?Guerrile? në qytetin e Shkodrës, ndërsa dyshohet se djali i familjes Neziri, i cili vuante nga një sëmundje mendore, ti ketë vendosur flakën shtëpisë qëllimisht.

Shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombulës së gazit, e cila dyshohet se është hapur qëllimisht nga 25 vjeçari.

Flakët janë përhapur në 2 dhomat e shtëpisë 1-katëshe, ndërsa brenda banesës ka qenë edhe bashkëshortja e 64-vjeçarit, si dhe djali i tij 26-vjeç.

Për pasoje 64-vjeçari Islam Neziri është djegur në pjesë të ndryshme të trupit në përpjekje për të shuar flakët ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshortja e tij 55-vjeçarja E.N dhe djali i tij 26-vjeç i cili vuante nga një sëmundje mendore.

Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e spitalit të Shkodrës ku edhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa i moshuari është dërguar në Tiranë për shkak se ndodhet në gjendje kritike.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, ndërsa dyfishohet se bombula e gazit është hapur nga 25-vjeçari.

Share This Video


Download

  
Report form