Dy turistë hungarez, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë aksidentuar ne aksin Shkoder-Koplik ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur Shtoj në aksin Shkodër- Hani i Hotit, ndërsa në aksident janë përfshirë motoçikleta me të cilin lëviznin turistët hungarez dhe një automjet qe drejtohej nga një banor zonës.
Çdo gjë ka ndodhur kur një grup turistesh me motorcikleta prej 12 personash kane qene duke u kthyer nga Thethi ne drejtim te Shkodrës.
Pranë Shtojit të ri në nje nga daljet e autostradës, motori i cili mendohet se ka qene duke levizur tej normave të lejuara, është përplasur me automjetin.
Për pasojë dy turistët që kanë qënë në motoçikletë kanë mbetur të plagosur.
Një vajzë ka marre plagë në trup dhe ka thyer këmbën, ndërsa është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.