Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të sezonit turistik operatorët kanë ngritur një sërë shqetësimesh dhe kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më parë. Pas prezantimit të një anketimi për punësimet në sektorin e turizmit Rrahman Kasa kryetar i Unionit Turistik shprehet se problemet më të prekshme janë infrastruktura e shkatëruar dhe papastërtitë në plazhe. Ndërkohë që anketimi i realizuar nga USAID konstatonte se të diplomuarit në këtë sektor nuk gjenin punë edhe pse gjetja e stafit të kualifikuar është një sfidë më vete.
Në një kohë që nga sezoni turistik na ndajnë vetëm pak ditë operatorët turistikë ngrenë si problem emergjente plazhet e papastruara dhe infrastrukturën e shkatërrruar.Kryetari i Unionit Turistik Rrahman Kasa shprehet se pavarësisht se këtë vit ka pasur më shumë prenotime nëse nuk merren masa këta turistë nuk do të vijnë më vitin tjetër.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/sektori-i-turizmit-operatoret-infrastruktura-e-shkaterruar-plazhet-e-ndotura/