Ora News - Plazhet e Ksamilit, operatorët turistikë: Motorët e ujit rrezikojnë pushuesit

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Ksamil, plazhet janë mbipopulluar nga pushues vendas e të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin jugor të vendit. Por operatorët turistikë, ngrenë shqetësim për mungesën e kontrolleve për ushqimin që serviret kryesisht nga ambulantët, nga konsumimi i të cilëve thonë se janë helmuar edhe pushues. Një tjetër problem për bizneset janë dhe motorët e ujit që lundrojnë me shpejtësi në zonat ku lahen pushuesit.
Pak ditë pasi ka filluar sezonit turistik 2016 në Ksamil, janë evidentuar disa probleme që dëmtojnë mbarëvajtjen e sezonit.
Sipas përfaqësuesve të biznesit turistik mjetet motorike të ujit lundrojnë me shpejtësi të madhe shumë pranë plazhit duke rrezikuar jetën e plazhistëve, fenomen që përsëritet çdo verë.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/plazhet-e-ksamilit-operatoret-turistike-motoret-e-ujit-rrezikojne-pushuesit/

Share This Video


Download

  
Report form