Plazhet e ndotura, DSHP Durrës: Janë dy pika te Vollga dhe Plepat- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-27

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Durrës, Shëndeti Publik ka evidentuar plazhet më të ndotura, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në det. Zonat më problematike sipas DSHP janë pranë grykderdhjes së lumenjve por edhe ato që ndodhen pranë kanaleve të hapura, si ai i Vollgës dhe në Plepa.
Rritja e numrit të frekuentuesve të plazheve të Durrësit në këtë prag sezoni, ka nxitur Drejtorinë e Shëndetit Publik të monitorojë bregdetin, me qëllim lokalizimin e pikave më të ndotura.
Nga monitorimi dhe analizat laboratorike, specialistët thonë se ka nivel të lartë të baktereve, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në det në disa plazhe.
Rrezikshmëria më e madhe është në plazhet pranë grykderdhjes së lumenjve por edhe ato që ndodhen pranë kanaleve të hapura, si ai i Vollgës dhe në Plepa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plazhet-e-ndotura-dshp-durres-jane-dy-pika-te-vollga-dhe-plepat/

Share This Video


Download

  
Report form