Report TV - Pas 10 vitesh, ushtria ndërton rrugën 12 km të gjatë në Rrëshen

Report TV 2017-02-21

Views 0

Pas më shumë se 10 vitesh harresë forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me mjetet e tyre për ndërtimin e rrugës në fshatin Malaj të Rrëshenit e cila ka një gjatësi prej 12 kilometrash.

Banorët e kësaj zone herëpashere izoloheshin nga mungesa e kësaj rruge, ndërkohë që për futjen në zonë të autoambulancave apo zjarrfikëseve ishte një mision i pamundur.

Fillimi i punimeve për këtë rrugë aq të domosdoshme është bërë i mundur falë bashkëpunimit të Bashkisë Rrëshen dhe Ministrisë së Mbrojtjes ku kjo e fundit ka vënë në dispozicion të gjitha makineritë e rënda që duhen për përfundimin e punimeve.

Ndërkohë, Bashkia Rrëshen ka vënë në dispozicion fuqinë punëtore dhe shpenzimet e karburantit.


Banorët thonë se ndërtimi i kësaj rruge është domosdoshmëri, pasi në zonë nuk futen dot as automjetet e tonazhit të vogël dhe gjithçka duhet ta transportojnë më kafshë pune.

?Ne kemi qenë të izoluar dhe kemi pasur probleme të shumta nga kjo rrugë e shkatërruar, pasi mjetet nuk mund të kalonin dhe në raste urgjencash mjekësore apo zjarrfikëset nuk mund të kalonin dhe ka pasur raste që janë djegur banesa, pasi nuk ka pasur ndihmë nga zjarrfikëset për shuarjen e zjarreve. Po ashtu edhe në raste zjarresh në pyje?.

Rruga është e gjatë 12 km dhe punimet do të përfundojnë në fund të muajit prill 2016 dhe përmes saj pritet që të lidhen edhe disa fshatra të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form