Reshjet e shiut të ditëve të fundit dhe prurjet e mëdha të lumit Mat kanë sjellë probleme të mëdha në Rrugën e Kombit.
Është hera e katërt brenda harkut kohor të një muaji që ky aks dëmtohet në afërsi të Skurajve në Milot.
Rritja e nivelit të lumit vuri në alarm autoritetet, pasi dëmtimet ishin në 5 pika të ndryshme.
U desh ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse të rrugës dhe ushtrisë për të penguar vërshimin e ujit dhe dëmtimin e mëtejshëm të rrugës.
Probleme në Rrugën e Kombit ka pasur edhe në afërsi të Fanit.
Për shkak të reshjeve të shiut vijon të ketë probleme me rreshqitjen e gurëve.