Report TV - Pas skandalit, Fullani kërkon rrogën Banka: U shkarkove se shkele ligjin

Report TV 2017-02-21

Views 0

Ardian Fullani u shkarkuar për shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe shkarkimi i tij nga Këshilli Mbikqyrës nuk lidhej me arrestimin për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.

Ishte ky qëndrimi i avokatit të Bankës së Shqipërisë në procesin administrativ, ku ish-guvernatori kërkon dëmshpërblim në afro 500 mijë euro.

Për shkak se ai u shkarkua për shkelje ligjore dhe jo për arrestimin dhe akuzat për të cilat mori pafajësinë, padia e tij nuk duhet të pranohet, u shpreh juristi i bankës. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe jursti i Kuvendit, ndërsa dy avokatët e ish-guvernatorit, Erinda Ballanca e Maks Haxhia u shprehën se motivi i vetëm që çuan në shkakrimin e klientit të tyre ishte arrestimi.

Sipas Haxhiajt, nëse Fullani nuk do ishte arrestuar, ai dhe sot do të ishte guvernator pasi pafajsia e fituar në proceset me prokurorinë treguan që ai s?kishte shkelur asnjë ligj.

Një tjetër argument i përdorur nga Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi për mospranimin e padisë së Fullanit ishte dhe tejkalimi i afatit të ankimimit me 17 muaj.

Por, për avokatët e Fullanit, ky pretendim është i pavend pasi ata ankimuam sapo morën në dorë pafajsinë nga drejtësia shqiptare.

Vetë Fullani, nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa vendimi për kërkesë padinë e tij pritet të jepet në ditët në vazhdim nga gjyqtari Bezart Kackini.

Para nisjes së procesit gjyqësor, kreu i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe u shpreh përmes një postimi në Facebook, se në mandatin e Fullanit në krye të BSH-së, perveç ?vjedhjes më të madhe të Bankës së Shqipërisë nga brenda, ka edhe te tjera?.

Share This Video


Download

  
Report form