Report TV - Pas Zani Çaushit, radhën e ka 'Gaxhai', i forti i Vlorës kërkon ulje dënimi

Report TV 2020-08-01

Views 1

Pas Myrteza Çaushit, ose siç njihet ndryshe si ?Zani i Vlorës? duket se radha për të kërkuar lirimin me kusht i ka ardhur dhe Gazmend Brakaj që njihet me pseudonimin ?Gaxhai?. Ky i fundit sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit. Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë me burg përjetë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, ?Gaxhai? në datën 23 mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm.

"Gaxhai? i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi në masën 90 ditore. Kërkesa është depozituar në 6 mars 2020 dhe në datën 8 korrik 2020, gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka vendosur të pushojë gjykimin për uljen e dënimit të ?Gaxhait?, për shkak se nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës.

Nëpërmjet këtyre kërkesave për ulje dënimi dhe nëse ato do pranohen nga gjykata, ?Gaxhait? shumë shpejt i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kujtojmë se llogaritja e dënimit të ?Gaxhait? fillon qysh prej datës 29 qershor 1999, kur është arrestuar në Durrës, vetëm pak momente pas vrasjes së dy shokëve të Lulzim Berishës, Ilir Paja dhe Arben Xhunga.

Share This Video


Download

  
Report form