Si u ekzekutua ne Durres “i forti” i Vlores

RTV KLAN 2018-11-07

Views 1

Shkon në dy numri i viktimave të atentatit mafioz që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës. Pasditen e kësaj të mërkure ndërroi jetë edhe 33-vjeçari Genci Caca, i plagosur rëndë në këtë atentat.

Caca ishte ishte duke udhëtuar me një automjet luksoz tip Audi A8 së bashku me Edison Harizaj, kur u ka prerë rrugën një tjetër makinë nga e cila është qëlluar me armë. Objektiv i atentatit dyshohet se ishte pikërisht Harizaj.

39-vjeçari është një emër i njohur për policinë si i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në qytetin e Vlorës. Harizaj humbi jetën në vend, ndërsa Genci Caca edhe ky banues në Vlorë, u tranportua i plagosur rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Vetëm 4 kilometra larg vendit të atentatit, në Shën Vlash u gjet më pas nga policia ky automjet i djegur i cili dyshohet se u përdor nga autorët. Në vendin ku ndodhi atentati nuk ka pasur kamera sigurie dhe mungonte ndriçimi gjë që ka vështirësuar punën e hetuesve për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale.

Edison Harizaj është vënë nën hetim për disa vrasje të ndodhur ndër vite në Vlorë ende të pa zbardhura. 39-vjeçari është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë në 2011, por nuk u gjetën prova kundër tij. Viktima njihet edhe si mik i Emiljano Shullazit, pasi në 2012 janë arrestuar të dy në Shëngjin për armëmbajtje pa leje.

Share This Video


Download

  
Report form