A1 Report - "Dajti" u tenderua pas blerjes Fullani rrezikon 7 vite burg

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË - Tenderi për blerjen e hotel ?Dajtit? dhe moszbatimi i vendimeve të Këshillit Mbikëqyrës që do të shmangin vjedhjen e thesarit kanë vënën nën akuzë për shpërdorim detyre ish-guvernatorin Adrian Fullani. Me këto dy akuza prokuroria i është drejtuar gjykatës, ndërsa ish-guvernatori rrezikon deri në 7 vite burg.

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani i cili dhe pse u arrestua për skandalin e vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë, shpëton pjesërisht nga kjo akuzë dhe përfundon në gjykatë vetëm për shpërdorim detyrë. Ndërsa burgun rrezikon ta vuajë për një tender shumë të diskutuar si ai i Hotel ?Dajtit?.

Sipas hetimeve Fullani rezulton të jetë përgjegjës pasi nuk ka marrë masa për zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës dhe moszbatimi i këtyre vendimeve ka ndikuar drejtpërsëdrejti në vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesar.

Po ashtu prokuroria sqaron se ish-guvernatorin Adrian Fullani është përgjegjës për shpërdorimin e detyrës në lidhje me procedurat për blerjen e ish-hotel ?Dajti? në vlerën e 30 milionë euro.

Prokuroria në hetimet e saj, çmon se procedura e ndjekur me prokurim të drejtpërdrejtë për blerjen e hotel ?Dajtit? kanë qenë formale pasi këto procedura kanë nisur një muaj më vonë pas vendimit të marrë nga ish qeveria ?Berisha? për shitjen e hotelit për llogari të bankës më vlerë të përcaktuar.

Dosja hetimore për ish-guvernatorin pas një viti nga nisja e hetimeve dhe kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Prokurori, ka mbërritur në gjykatë dhe në shtator pritet që të caktohet treshja e gjykatësve penal që do të ndjekin këtë proces.

Një tjetër e dhënë e hetimeve që ngre dyshime mbi transaksionin 30 milion euro të hotel ?Dajtit? është dhe vlera reale e tij, pasi ekspertët e kontraktuar në këtë hetim shprehen se Banka e ka blerë godinën në vlerën e hotel ?Dajtit? ndërsa realisht ajo ishte vetëm karabina.

Vetë Fullani ka mohuar akuzën duke pretenduar pafajësi, por paçka kësaj prokuroria në kërkesën për gjykim shprehet se Fullani ka vënë në dijeni Këshillin Mbikëqyrës për procedurat e tenderit një muaj pasi qeveria i kish shitur godinën bankës.

Për vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari i bankës pas hekurave qëndrojnë vetëm Ardian Bitraj e kolegia e tij Mimoza Bruzia, ndërsa procesi ndaj ish-kryeinspektores Elivar Golemi është ende në gjykim.

Share This Video


Download

  
Report form