A1 Report - Henes ne gjyq per evazion fiskal Prokuroria: Do kerkoj 7 vite burg

Report TV 2015-08-21

Views 2

Presidenti i klubit të Bajernit të Mynihut, Uli Hënes është paraqitur në gjykatë nën akuzën e evazionit fiskal.

I pandehuri akuzohet se gjatë viteve 2004-2009 nuk ka deklaruar 33.5 milionë të ardhura, nga të cilat 3.5 milionë duhej të ishin paguar si taksë. Ish-kampioni i botës me kombëtaren e Gjermanisë pranoi se nuk kishte treguar për llogarinë e tij bankare në Zvicër, por shtoi se kishte informuar autoritetet përgjegjëse rreth taksave të papaguara.

Gjatë seancës gjyqësore, 62 vjeçari tha se ishte i penduar me veprimin e tij dhe se do të bënte gjithçka që ky kapitull i jetës së tij të mbyllej. Hënes i paraqiti klubit kampion në fuqi të Champions League-s dorëheqjen e tij, por tifozët e klubit së bashku me bordin drejtues vendosën të mbështesnin presidentin e tyre duke mos e pranuar dorëheqjen.

Dënimi për evazion fiskal shkon deri në 10 vite burg, por prokuroria tha se do të kërkojë 7 vite dënim. Vendimi i gjykatës pritet të jepet ditën e enjte.

Share This Video


Download

  
Report form