Trafiku i rënduar në Tiranë, Hasrama: 12 akse problematike

RTV KLAN 2016-12-18

Views 19

Shefi i qarkullimit rrugor të Policisë së Tiranës, Ervin Hasrama thotë se punimet që po kryhen në 12 akset më të rëndësishme të Tiranës, kanë rënduar trafikun në disa segmente të kryeqytetit.

Sipas tij kjo situatë, nisur edhe nga festat e fundvitit, ardhja e emigrantëve, apo dhe shkaqe të tjera ka bërë që ngarkesa të jetë mbi kapacitetet e rrugëve. Hasarama tregon edhe akset më problematike në kryeqytet.

Në disa akse, bashkia ka devijuar trafikun, duke bërë që policia rrugore të dyfishojë shërbimet e saj, të cilët duhet të punojnë jashtë orarit. Për këtë shkak, shefi i i komisariatit të policisë rrugore, thotë se i është kërkuar bashkisë, ndryshimin e disa stacioneve fundore të transportit publik.

Kreu i Policisë rrugore thotë se do të ketë kujdes të veçantë për të parandaluar aksidentet, por ai kërkon edhe mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët i fton të përdorin mjetet e transportit publik./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form