#rtvora
Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, në vend shtohen rastet e rënies së zjarreve, ku flakët shkrumbojnë herë pas here jo vetëm mjediset publike, por edhe banesa e biznese. RTV Ora ka ndjekur një aksion të punonjësve zjarrfikës në Tiranë, të cilët tregojnë nga puna e tyre e përditshme në kryeqytet.
Ilir Xhanari: Që nga momenti që merr njoftimin për një vatër zjarri, koha për të mbërritur është 8-10 minuta.
Sipas komandantit të stacionit zjarrfikës, Ilir Xhanari problemet që ekipet e zjarrfikësve hasin në terren janë rrugët e ngushta dhe përballimi i trafikut të rënduar.
Ilir Xhanari: Ka zona, siç kemi pjesën te rruga e Kavajës tek tregu çam, ka shumë zona të tilla, që janë rrugica të ngushta. Mund të ketë pengesa, makina të parkuara.
Komandanti i stacionit tregon se në nisje të stinës së verës, janë hartuar masat paraprake për përballimin e situatave të mundshme. Pavarësisht ndërhyrjeve është e nevojshme shtimi i mjeteve të flotës dhe pajisjeve për përballimin e situatave të emergjencës.
Ilir Xhanari: Terrenet janë të vështira, rrugë kalimet janë të pamundshme dhe që kërkojnë mjete të cilat janë specifike për të përshkruar këto rrugë në këto zona. Normalisht do të ishte e nevojshme që të mbështeteshim me këto mjete.
Komandanti i stacionit zjarrfikës ka një apel dhe për drejtuesit e automjeteve, të cilëve u kërkon që të mbajnë me vete fikësen e zjarrit.
Ilir Xhanari: Do ti bëja thirrje që qytetarët të mbajnë në makinë nga një fikse zjarri.
Zjarret në vend janë problematike sipas periudhave, ku kryesisht shënohen në muajt e verës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/stina-e-zjarreve-ne-tirane-problem-mbeten-rruget-e-ngushta-dhe-trafiku-i-renduar
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz