Erion Veliaj ka inspektuar punimet që Bashkia e Tiranës ka nisur për rikualifikimin urban të një blloku tjetër pallatesh në zonën e Selitës.
Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko dhe administratorja e njësisë nr. 5, Violeta Kila tha se ky investim është një premtim i mbajtur, duke theksuar se nuk ka mënyrë më të mirë për të uruar Vitin e Ri për banorët e zonës se sa me një investim të ri, i cili ka 30 vite që pritej nga qytetarët.
?Ky është një prej 100 kantiereve të Tiranës. Ne e mbajmë fjalën! Ky është blloku i 50-të i banimit që po fillojmë këtë vit dhe që do të mbarojë patjetër vitin tjetër. Dua të garantoj të gjithë qytetarët që do të maksimizojmë buxhetin e Bashkisë së Tiranës edhe këtë vit. Në 2016-ën kemi pasur realisht buxhetin më të madh ndonjëherë të Bashkisë së Tiranës, por ai i vitit tjetër është akoma edhe më i madh?, tha ai.